Description
Mbrëmja e sotme në spektaklin "Zemër Luana" në Tv Klan në moderim dhe autorësi të Luana Vjollcës, ka qenë mjaft speciale.
Rikujtojmë se sonte ështe episodi i fundit për këtë sezon. Dhe nuk kishte si të mos mbyllej pa të ftuar ndërkombëtar, për të cilët Luana është kujdesur që t’i ketë që në fillimet e sezonit të "Zemër Luana".
E ftuara ndërkombëtare e episodit final ka qenë #FabiolaBaglieri, blogerja e famshme italiane, e cila numëron rreth 13 milionë ndjekës në #TikTok dhe videot e saj numërojnë miliona shikime dhe pëlqime.
Edhe në Shqipëri, Fabiola gjithashtu është një emër mjaft i njohur. Në këtë episod, Luana së bashku me Fabiolën kanë dalë në rruget e kryeqytetit duke përgatitur disa rrengje për njerëzit.
Ka qenë Fabiola ajo që ka marrë njerëzit nga rruga duke i futur në makinë, ku brenda i priste Luana duke dëgjuar komentet e njerëzve për të. Të dyja vajzat ishin mjaft sportive dhe kanë realizuar një video, ku e shohim për herë të parë të ndodhë në të tilla përmasa në formatet televizive shqiptare.
#ZemerLuana nga #LuanaVjollca çdo të diel, ora 21:00 në #TvKlan
Moderatore dhe Autore: Luana Vjollca
Kapitenë: Bes Kallaku & Olsi Bylyku
Follow "Zemër Luana"
Instagram https://www.instagram.com/zemerluana/
TikTok https://www.tiktok.com/@zemerluana
Facebook https://www.facebook.com/zemerluana
#luanavjollca #fabiolabaglieri